Poll Pogba, me avion nga Majami drejt Torinos

Është një Pogba rrezatues, ai që shfaqet në rrjetet sociale, gjatë fluturimit Majami-Torino. Mesfushori francez buzëqesh dhe shpreh gjithë lumturinë për eksperiencën e tij të dytë te Juventusi, që pritet të nisë nesër zyrtarisht. “Oktapodi” mezi pret të zbarkojë në një qytet ku e duan shumë. Avioni me të cilin fluturon kampioni i botës gjurmohet vazhdimisht nga mijëra fansa, të çmendur nga rikthimi i tij te “Zonja e Vjetër”.

Pogba, me konstum sportiv bardh e zi, ka kompletuar hashtagun “PogAlmostBack” dhe iu dërgon ndjekësve një mesazh: “Është koha”. Më pas shikon dritaren dhe vazhdon: “Shihemi së shpejti”, shoqëruar me një të qeshur të madhe.

Shumë komente nën video nga tifozët e Juventusit, fjalë për fjalë të rrëmbyer nga kthimi i francezit në “Allianz Stadium”. Megjithatë, në një postim tjetër, Paul tregon monitorin nga i cili mund të shihni rrugën që po merr avioni.  Në ditën e prezantimit të Anhel Di Maria, pritshmëria për ardhjen e Pogba rritet orë pas ore në Torino. Për tifozët e Juventusit, kjo e premte, 8 korriku 2022 është një ditë shumë e veçantë.

LEXO EDHE:

Back to top button