BE dënon provokimet e Ankarasë në Mesdheun Lindor

Krerët e Bashkimit Europian dënuan sot provokimet e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe rinovuan kërcënimin e tyre për sanksione, në një samit të BE-së.

“Ne shprehim keqardhje për veprimet dhe provokimet e njëanshme të Turqisë”, tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, pas takimit.

“Këshilli Europian e nxit Turqinë të heqë dorë nga veprimet e saj dhe të punojë për qetësimin e situatës në mënyrë koherente dhe të qëndrueshme”, shtoi ai..

Udhëheqësit europianë kanë planifikuar një vlerësim të situatës në dhjetor dhe përfundimet e miratuara të premten janë një paralajmërim për Ankaranë në lidhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button