BE-ja do të trajnojë administratën se si t’i përmirësojë shpenzimet e parave publike

Me 35 milion euro, BE-ja do të trajnojë administratën se si t’i përmirësojnë shpenzimet e parave publike. Plani është trajnimi i administratorëve në nivelin qendror dhe lokal. Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir është i vetëdijshëm se reformat në menaxhimin e financave publike nuk do të jenë një hap i lehtë në vend, por kujton se ky është një nga kushtet që vendi të bëhet pjesë e BE-së. Autoritetet në vend, ndërkohë, thonë se po punojnë për të forcuar sistemin e shpenzimit të parave publike.

“Kjo akademi do të sigurojë trajnim të vazhdueshëm brenda ministrive, që të krijojmë një administratë moderne që do të ofrojë shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe bizneset”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave .

Derisa Ministri Besimi i premtoi Ambasadorit të BE-së, se me donacionin e tyre do ta shtrëngojnë rrethin rreth parave të popullit, sektori joqeveritar sot publikoi raportin e fundit me të dhëna dështuese. Nga janari deri në qershor, janë lidhur kontrata në katër sy me vlerë prej 11 milion euro, që është më shumë se në të kaluarën.

“Këto të dhëna tregojnë një rritje të numrit të kontratave (në katër sy) për 161%, nga 178 sa ishin në gjysmën e parë të vitit 2019, në 464 kontrata të lidhura në vitin 2020”, thonë Qendra për Komunikime Civile.

 

Në vitet e fundit, Ministria e Financave ka publikuar një sërë masash, mjetesh dhe projekte për të përmirësuar transparencën në shpenzimet e parave publike. Për atë se ka të meta të mëdha në sistem, dëshmon afera e fundit në Ilindenska, me prokurimin e softuerit për MPB-në nga sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i qeverisë Dragi Rashkovski, i cili softuer nuk i është dashur asnjë Institucioni.

 

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button