BE-ja mirëpret propozimin në Shkup, Gir: Tani jemi në pozitë më të mirë

BE-ja mirëpret propozimin në Shkup, Gir: Tani jemi në pozitë më të mirë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ambasadori i BE-së në Shkup nuk flet për pritshmëritë e BE-së nga Shkupi tashmë që i ashtuquajturi propozim francez është në proces konsultimesh, shkruan Alsat. Ai shkurt tha se për momentin jemi në një pozitë më të mirë.

“Ne e mirëpresim propozimin e rishikuar francez i cili është përpiluar që të adresojë shqetësimet e Maqedonisë së Veriut. Tani kryeministri zhvillon konsultime. Ne shpresojmë shumë që këto konsultime do të jetë të frytshme dhe do të lejojnë hapjen e negociatave. Kanë qenë disa javë të vështira për të gjithë por mendoj se për momentin jemi në një pozitë më të mirë”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për strategji evropiane “Eurothink” pret që qeveria ta diskutojë propozimin me të gjithë aktorët në vend, përfshirë edhe ekspertët.

“Sigurisht se do të ishte e pranueshme ajo formë të cilën e propozuan ata para se ta fitojmë këtë version final të propozimit francez. Sigurisht, formë e pranueshme do të ishte që të ketë garancë për gjuhën dhe mospërfshirja e aspekteve historike në kornizën negociuese dhe të mundet Kushtetuta të hapet më vonë. Megjithatë, akoma nuk e dimë nëse këto kërkesa kanë hyrë sepse ka paralajmërime të tilla por nuk e kemi parë atë version final. Marrim edhe disa deklarata kontradiktore nga Bullgaria të cilët thotë se edhe kërkesat e tyre janë pranuar në tërësi”, u shpreh Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”.

Këto qëndrime ambasadori Gir dhe Nikollovski i bënë gjatë konferencës “Menaxhimi me narrativat joliberale dhe euroskeptike”. Hulumtimi i Eurothink tregon se veçanërisht në vitin e fundit, euroskepticizmi në shtet rritet dhe burim kryesor i euroskepticizmit për momentin është vetoja e Bullgarisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button