BE-ja në ankth shpreson të rizgjidhet Emmanuel Macroni

Zyrtarët e Bashkimit janë kthyer të martën në vendet e punës në Bruksel pas festës së Pashkëve, por jo fort larg kryeqendrës evropiane po ashpërsohet gjuha e fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës.

Balotazhi ndërmjet nacionalistes Marine le Pen dhe centristit Emmanuel Macron shihet si vendimtar për të ardhmen e bllokut evropian. Kandidatja e së djathtës ekstreme ngulmon se nuk po ndjek agjendë sekrete të “Frexitit”, por kundërshtarët thonë se politika e saj e rrezikon të ardhmen e Francës në Bashkimin Evropian.

Votuesit do të zgjedhin të dielën ndërmjet saj dhe presidentit Macron, i cili kishte fituar balotazhin e vitit 2017 kundrejt Le Penit, e cila në këtë fushatë ka zbutur fjalët në raport me Bashkimin Evropian.

Pesë vjet më parë, në manifestin e saj parashikohej një referendum për anëtarësinë në bllokun evropian pas gjashtë muajsh me negociata për reforma radikale në BE.

Pas raundit të parë, ku Le Peni doli e dyta me mbi katër për qind prapa Macronit, shumica e kandidatëve të tjerë u kanë bërë thirrje votuesve të votojnë Macronin që Franca të mos bjerë në duar të nacionalistëve të Le Penit.

LEXO EDHE:

Back to top button