Todorov: Emër i zgjedhur fatkeq me të cilin dërgohet mesazh fatkeq

Një emër i zgjedhur fatkeq me të cilin dërgohet mesazh fatkeq, është komenti i historianit Petar Todorov për hapjen e qendrës kulturore bullgare “Vanço Mihajllov” në Manastir. Duke folur për këtë temë, në emisionin “200” në Alsat, Todorov ndër të tjera tha se po të ishin synimet e sinqerta do të mund të zgjidhej një emër tjetër.

“Një emër i zgjedhur shumë fatkeq me të cilin dërgohet mesazh fatkeq. Nëse ka synime të sinqerta, formimi i klubeve të tilla mund të mbajë emrat e njerëzve që janë të përbashkët dhe të rëndësishëm për të dyja shoqëritë. Ka shumë njerëz të tillë, si Pejo Javorov, i cili ka shkruar biografinë e Goce Dellçevit, mund të jetë Dimitar Talev nga Prilepi, shkrimtar me origjinë bullgare”, tha Todorov. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button