Zgjedhjet në Kosovë, BE-ja pret certifikim të shpejtë të rezultateve

Zgjedhjet në Kosovë, BE-ja pret certifikim të shpejtë të rezultateve

Bashkimi Evropian ka mirëpritur procesin zgjedhor paqësor në Kosovë dhe është shprehur e kënaqur që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale pati pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve. “Për ato komuna ku kryetarët janë zgjedhur në rundin e parë, ne bëjmë thirrje për një certifikim të shpejtë dhe zbatim të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të pushtetit lokal”, tha zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper.  Nga BE-ja theksojnë se aktualisht në Kosovë ndodhet misioni i tyre i ekspertëve, me ftesë të presidente­s së Kosovës, Vjosa Osmanit. Ky ekip po vëzhgon procesin zgjedhor dhe, në fund, do të japë vlerësimin të të gjithë procesit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të së dielës, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në raundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë. Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button