BE-ja pret që qeveria e re e Kosovës të angazhohet për dialogun me Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi kanë bërë një deklaratë të përbashkët rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit.
Borrell dhe Varhelyi presin nga Qeveria e re e Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë.
Po ashtu thuhet se Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision të Ekspertëve Zgjedhor (EEM) i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur procedurat post-zgjedhore gjithashtu dhe për të nxjerrë rekomandime.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj Evropiane. Kjo do të kërkojë që Kosova të përparojë në reformat, të udhëhequra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Agjenda e Reformës Evropiane, si dhe në bashkëpunimin rajonal. Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë para tyre për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit

LEXO EDHE:

Back to top button