BE miratoi një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

BE miratoi një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar zyrtarisht paketën e njëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës, njoftoi presidenca suedeze e BE-së.

“Shkatërrimi i digës Kakhovka tregon brutalitetin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përbuzjen e saj për jetën civile dhe infrastrukturën. Kjo tregon gjithashtu nevojën që BE të rrisë presionin ndaj Rusisë”, tha Tobias Billström, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë.

Ai shtoi se sanksionet e reja reduktojnë më tej të ardhurat dhe aftësitë ushtarake të shtetit rus.

Sipas njoftimit të presidencës suedeze, paketa e re do të kufizojë më tej aksesin e Rusisë në teknologjinë dhe mallrat industriale të përdorura në sistemet e armëve.

Paketa përfshin gjithashtu masa për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve dhe për të siguruar që këto produkte të mos arrijnë në Rusi përmes ndërmjetësve.

Ndalimet për hyrjen në portet e BE-së dhe tranzitin e mallrave përmes Rusisë po zgjerohen gjithashtu.

LEXO EDHE:

Back to top button