BE shënon një suficit tregtar prej 13,2 miliardë dollarë në gusht

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian shënoi një suficit prej 11.3 miliardë eurosh (13,2 miliardë dollarë) në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot zyra e statistikave të bllokut.

“Kjo shifër ishte 10,6 euro vitin e kaluar”, sipas Eurostat.

“Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave jashtë BE-së në gusht ishte 139,7 miliardë euro, me një rënie prej 14,0% krahasuar me gushtin e vitit 2019”, thuhet në raport.

Importet nga pjesa tjetër e botës ishin në 128,3 miliardë euro, me një rënie prej 15,6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Tregtia brenda BE-së ra në 208,8 miliardë euro në gusht, me minus 4,2% krahasuar me gushtin 2019.

Gjatë së njëjtës periudhë, eksportet e mallrave ranë për të gjitha vendet anëtare, përveç Sllovenisë (plus 3,7%) dhe Sllovakisë (plus 15,8%).

Uljet më të mëdha janë regjistruar në Maltë (-48,7%), Francë (-27,2%), Bullgari (-25,9%) dhe Greqi (-22%).

Në lidhje me importet, imazhi është i ngjashëm.

Në gusht 2020, krahasuar me gusht 2019, të gjitha vendet e BE-së regjistruan rënie të konsiderueshme, me përjashtim të Kroacisë (+4,9%), Estonisë (+6,3%) dhe Sllovenisë (+20,2%).

Rëniet më të larta të përgjithshme janë regjistruar në Greqi dhe Qipro (të dyja -36%).

LEXO EDHE:

Back to top button