Befasi e madhe, David Silva firmos me Sosiedadin


Pak orë pasi u përshëndet me skuadrën e Man. Sitin, David Silva u zyrtarizua në La Liga. Mesfushori spanjoll ka firmosur me skuadrën e Real Sosiedadit.

Silva ishte afër marrëveshjes me Lazio, por duket se gjithçka ka ndryshuar në minutat e fundit. Silva ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2022. Ai kaloi te skuadra e Sosiedad me transfer tw lirë, pas qw kontrata me Man. Sitin kishte skaduar.

Transferimi i Silva te Sosiedadi vjen si befasi, pasi lojtari veçse kishte marrëveshje personale me Lazio për kontratë tri vjeçare, madje thuhet se ishin caktuar edhe testet mjekësore.

LEXO EDHE:

Back to top button