Denveri në kohën shtesë siguron fitoren e parë


Skuadra e Denver Nagetsit filloi me fitore raundin e plej offit në NBA, por vetëm pas kohës shtesë që të mund skuadrën e Juta Xhaz, me rezultat 135-125.Më i dalluari te skuadra fituese në këtë ndeshje ishte organizatori XHamall Marej, i cili regjistroi 36 pikë, 5 kërcime dhe 9 asiste.

Në anën tjetër, larg më i mirë ishte Donovan Mitçell me 57 pikë dhe nëntë kërcime, duke qenë 57% i saktë nga loja e hapur. Me këtë fitore, Nagets prijnë 1:0 serinë e raundit të parë në ‘Play-Off’.

LEXO EDHE:

Back to top button