Interi me stil në finale të Ligës Evropa, 5 gola ndaj Shakhtarit


Skuadra e Interit ka siguruar finalen e Ligës së Evropës, duke mposhtur skuadrën e Shakhtar Donetsk me rezultatin 5:0. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, ishte në qendër të vëmendjes në këtë përballje, duke shënuar edhe dy gola. Lautaro tundi rrjetën e Shakhtarit qysh në minutën e 19’, për rezultatin 1:0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Antonio Kontes realizoi edhe tri herë të tjera. Ishte fillimihst Danilo D’Ambrosio i cili shënoi për 2:0, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës së tij, atëherë kur luhej minuta e 64’. Në minutën e 74’ ishte koha që Lautaro Martinez të shënonte edhe golin e dytë personal, për rezultatin 3:0. Kurse, në listën e realizatorëve nuk mund të mungonte edhe Romelu Lukaku, i cili shënoi në minutën e 78’ dhe 83′ për rezultatin final 5:0.

Kjo është ndeshja e dhjetë radhazi që Lukaku shënon në Ligën e Evropës. Belgu është përfshirë direkt në 17 gola në 10 ndeshje të Ligës së Evropës, me 14 gola dhe 3 asistime.

Me këtë fitore spektakolare, Inter shkon në finalen e Ligës së Evropës, atje ku e pret skuadra spanjolle e Sevilës. 

LEXO EDHE:

Back to top button