Befasi në Amsterdam, Nunjez drejton Benfikën në çerekfinale
Skuadra e Benfikës ka arritur që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Ajaxin në raundin e 1/8 së finales. Skuadra portugeze kaloi tutje, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 2:3.
Ajaksi dominoi në përgjithësi në çdo aspekt në ndeshjen e dytë ndaj Benfika-s, por që nuk i finalizuan rastet. Vendasit krijuan aksione të shumta dhe zhvilluan lojë të bukur, mirëpo assesi nuk arritën të thyenin mbrojtjen kundërshtare.
Ndërkohë, Benfika që provoi disa herë përmes kundërzbritjeve, golin e gjeti përmes Darvin Nunjezit, i cili shënoi me kokë pas një harkimi të Grimaldos (77′).
Kështu, Benfika tani i bashkohet skuadrave të tjera në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit këtë të premte.







