Dush i ftohtë për “Djajtë e Kuq, Atletiko Madridi në çerekfinale

Atletiko Madridi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te shtëpia e Man. Junajtedit për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pasi që ndeshja e pare e 1/8 së finales u mbyll me rezultat 1:1, “Los Rijoblancos” triumfuan me rezultat 0:1 në ndeshjen e dytë, që të kualifikohen në çerekfinale. Man. Junajted e nisi furishëm këtë takim, duke tentuar nga minutat e parë, por nuk i finalizuan aksionet.

Kur nuk pritej, Atletiko doli në skenë dhe shënoi përmes Zhoao Feliksit, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, u anulua për pozitë jashtë loje. Nga një tjetër kundëraksion, Griezman asistoi për Renan Lodin që shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Atletikos (41′). Tutje, Man.  Junajtedi prvoi disa herë përmes Bruno Fernandes, Entoni Elanga, Kristiano Ronaldo dhe Rafael Varane, por ishte portieri Oblak pengesa e fundit drejt portës së spanjollëve.

 

Kështu, Atletiko eliminon “Djajtë e Kuq”, dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kundërshtarin e tyre do ta mësojmë këtë të premte, pas hedhjes së shortit.

LEXO EDHE:

Back to top button