Befasi në “Masters 1000” në Dubai, triumfon tenistja nr 24 në botë

Në Dubai u mbyll turneu i parë Masters 1000 për femra në tenis i këtij viti. Një turne që solli mjaft surpriza, pasi që fituese doli tenistja italiane Jasmine Paolini, numri 24 në botë.

Në finale, ajo mundi 2-1 rusen Ana Kalinskaja, një tjetër emër surprizë, që në këtë turne kishte hyrë përmes fazës kualifikuese. Andaj kjo ishte hera e parë në karrierën e tyre, që këto dy teniste shkonin kaq larg në një turne Masteres.

Edhe pse merrnin pjesë tenistet më të mira në botë, përfshi edhe numrin 1 Iga Sviatek (u eliminua në gjysmëfinale), në finale dolën dy emra të panjohur. Në fund, arriti të triumfojë Paolini, që mundi me përmbysje rivale ruse me 4-6, 7-5, 7-5 në geme, në një ndeshje që zgjati mbi 2 orë.

Si Paolini ashtu dhe Kalinskaja, bënë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në këtë turne, duke befasuar të gjithë. Ky është titulli i tretë në karrierë për tenisten 28-vjeçare italiane, që tashmë do të jetë në 15 më të mirat në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button