Kosova synon fitoren e dytë ndaj Azarbejxhanit

Pas fitores ndaj Irlandës 83:76, kombëtarja e Kosovës në basketball, sot do të zhvillojë sfidën e dytë të vlefshme për parakualifikueset evropiane për Kupën e Botës 2027.

“Dardanët” do të ndeshen në udhëtim me Azerbajxhani, në një sfidë ku Kosova synon fitoren e radhës. Basketbollistët e Kosovës kanë zhvilluar stërvitjen e fundit dhe se tashmë janë të gatshëm për përballjen me Azerbajxhani.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të shënuar fitoren e dytë radhazi. Azerbajxhani të enjten, pësoi humbje nga Zvicra me rezultat 72:53. Përballja Azerbajxhani-Kosova fillon në orën 11:00.

LEXO EDHE:

Back to top button