Befasia quhet RB Lajpcig, për herë të parë në gjysmëfinale
Alsat
13.08.2020 23:13
Befasia më e këndshme në futbollin pas pauzës së ardhur nga pandemia “Covid-19” mund të jetë skuadra e RB Leipcigut, që siguroi biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 2:1.Gjermanët kaluan të parët në epërsi me anë të spanjollit Daniel Olmo, në minutën e 50’ të takimit, ndërsa Atletiko Madrid arriti të reagojë në minutën e 71’, kur Zhoao Feliks u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Dhe kur të gjithë besonin se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Leipcigu gjeti golin edhe një here, ndërsa heroi i takimit ishte Tajler Adams, i cili pas pasimit të Anxhelinos, shënoi për 2:1.
Leipcigu luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori dhe do ët jetë përball Paris Sen Zhermenit.