Berisha zë me forcë foltoren: Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, ti shisje ikonat e vjedhura, Rama i përgjigjet

Berisha zë me forcë foltoren: Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, ti shisje ikonat e vjedhura, Rama i përgjigjet

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zënë me forcë foltoren e Kuvendit duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Ndonëse kryetarja e Kuvendit i ka mbyllur mikrofonin Berisha ka vijuar.

“Kur ky hallaci 2 metra I gjatë shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak. Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj. Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, mbahej me ikonat e vjedhura, në sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni pyesni Fatos Nanon. Kur ky dymetroshi është siç është, mund ti them shumë fjalë, por nuk dua, I them vetëm kaq: kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikonat e vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris. Po, po. Kur Partia Demokratike shpallte moton “një komb një qëndrim” dhe mbështeste UÇK, ti shisje ikona të vjedhura o mjeran. Edhe çdo kurorë po more, përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës”.

“Je i vetmi hajdut i certifikuar”, tha Rama.

“Fjalën e ka zoti Mediu”, tha Lindita Nikolla.

LEXO EDHE:

Back to top button