Kounde drejtë Çellsit, Barcelona kërkon yllin e Sitit

Barcelona raportohet se po shqyrton mundësin e transferimit të qendërmbrojtësit të Man. Sitit, Emerik Laporte. Gjigantët katalanas kanë qenë të lidhur me Zhill Kounde të Seviljës në javët e fundit, por Çellsi tani duket se është në krye të garës për shërbimet e francezit.

Sipas “Fichajes”, Barcelona po harton një plan në rast se humbet Kounden, me Laporten të identifikuar nga ana e Çavit si një objektiv i mundshëm. Reprezentuesi spanjoll e filloi karrierën e tij profesionale me Athletic Bilbaon, duke përfaqësuar ekipin e parë të baskëve në 222 ndeshje midis viteve 2012-2018 përpara se të kalonte te Man. Siti.

Mbrojtësi 28-vjeçar ka bërë 155 paraqitje për “qytetarët” gjatë kohës së tij në klub, duke fituar katër tituj të Premier Ligës, një FA Cup dhe tre Kupa EFL gjatë kësaj periudhe. Mbrojtësi ka edhe tre vite të tjera për të përfunduar kontratën e tij në “Etihad Stadium”.

LEXO EDHE:

Back to top button