Bekteshi nuk pranon kërkesën e kontabilistëve, s’ka afat shtesë për llogaritë vjetore

Qeveria nuk dorëzohet- për konstabilistët nuk do të ketë shtyrje të afatit për dorëzimin e llogarive përfundimtare. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi është i prerë se kontabilistët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre deri më 15 të këtij muaji. Ministri pretendon se ata nuk janë përballur me vështirësi në punën e tyre për shkak të krizës së Covid.

Si Ministri e Ekonomisë, së bashku me Financat dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Regjistrin Qendror, kemi vendosur të mos ketë shtyrje të përgatitjeve dhe dorëzimit të llogarive përfundimtare nga kontabilistët -tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Kontabilistët janë të zhgënjyer me qëndrimin injorues të autoriteteve. Nga nëntori paralajmërojnë se për shkak të kontabilistëve të sëmurë ose të izoluar, nuk kanë mundur t’i kryejnë detyrat e tyre. Sot, Oda e Kontabilistëve i kërkoi Ministrisë së Ekonomisë afat të ri për dorëzimin e llogarive përfundimtare deri më 31 mars, pasi në të kundërtën thonë se pasojat do të jenë fatale për ekonominë.

Të gjitha projektimet që i bën shteti për rritje të mundshme të ekonomisë në të ardhmen ose ku mund të investohet dhe cilët sektorë ecin para e cilët ngecin, varen nga të dhënat që ne i japim në raportet tona financiare në llogaritë përmbyllëse vjetore – u shpreh Aleksandra Andreeva, anëtare e Këshillit drejtues të Odës së kontabilistëve.

Kërkesën për shtyrjen e afatit, nga Oda e arsyetojnë me atë se nga dhjetë mijë kontabilistët e regjistruar, diku rreth 5 mijë kanë qenë të izoluar, ndërsa 2 mijë e pesëqind ende nuk janë kthyer në vendeve të tyre të punës.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button