Bekteshi: Subvencionimi i pagave për tetorin do të bëhet me kohë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi sot se Qeveria këtë javë do të dorëzoj në Kuvend zgjidhjen ligjore që do të mundësojë subvencionimin e pagave për punonjësit, si pjesë e paketës së katërt të masave për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive. Ai i bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të mos ndjekin politikë ditore, por të mbështesin miratimin e ndryshimeve në Kuvend.

- Advertisment -

“Sa i përket pakos së katërt të masave, do të shfrytëzoj edhe këtë mundësi që t’iu bëj thirrje të gjitha partive politike me masa që janë të destinuara për mbështetje të qytetarëve, posaçërisht kategorive të rrezikuara, biznesit, ruajtjen e vendeve të punës, nuk duhet bërë politikë ditore por se të gjithë bashkërisht duhet të kontribuojmë në përmirësimin e këtyre masave me qëllim që t’u dalim në ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve. Jam i bindur që me kohë do të fillojmë me realizimin e pakos së katër edhe pse disa nga masat tashmë kanë filluar të realizohen siç janë kreditë pa normë interesi, fundjavë pa TVSH, ndërsa sa i përket pagesës së pagave gjithsesi se do të arrijmë me pagesën e pagës së tetorit sipas kritereve që së bashku i kemi bërë edhe me odat ekonomike”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button