Belingam, vazhdon të vendos rekorde të reja në Bundesligë

Skuadra e Borusia Dortmundit shkatërroi 4-1 Herta Berlinin në Bundesliga, duke iu bashkuar kreut të renditjes. Gjithsesi, kjo mbetet një fitore historike për mesfushorin e ri anglez Xhud Belingamin. Ai festoi fitoren e 50-të në Bundesligë në moshën 19 vjeç e 235 ditë. Kështu, mesfushori anglez, sipas “Opta”-s, ëshë futbollisti më i ri që arrin këtë rezultat, duke vendosur një rekord historik.

Belingam u bë futbollisti më i ri në moshë që arrin 50 fitoren në këtë kampionat, duke dëhsmuar edhe njëherë për aftësitë e tij. Në tri sezone në Gjermani, 19-vjeçari ka realizuar 8 gola.

Xhud Belingam është një nga emrat më të lakuar të merkatos, pasi kërkohet nga disa prej skuadrave më të mira në Europë. Me shumë gjasa, ai do të lërë Bundesligën këtë verë prë të luajtur në La Liga ose Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button