Benfika shpallet kampione e Portugalisë për herë të 38-të

Benfika u shpall kampion për herë të 38-të në historikun e tyre, teksa këtë sezon arritën trifumin magjik pas një gare të “ethshme” me rivalët historikë të Porto, për gjatë gjithë edicionit.
Për të arritur suksesin e 38-të në historinë e Liga NOS, “shqiponjat” e Benfika-s arritën një fitore madhështore 3-0 ndaj Santa Klara-s, ku për golat menduan Gonzalo Ramos, Rafa Silva dhe anësori i mbrojtjes, Grimaldo.
Ndërkaq, java e fundit që u zhvillua pasditen e djeshme për Kampionatin portugez njohu publikun gjithashtu dhe me ekipet e kualifikuara për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, teksa Porto e Benfika kanë arritur të sigurojnë nga një “biletë”, ndërsa skuadra e Braga-s, do e provojë kualifikimin për në Ligçn e Kampionëve në fazën e eliminatoreve.