Kahn: Nuk më lejuan që të festojë titullin me futbollistët

Legjenda e Bajern Munihut, ish-portieri Oliver Kan, ka folur pas fitimit të titullit kampion në Gjermani, titull që skuadra bavareze fitoi në sekondat e fundit të një sezoni të mbushur plot me luhatje e probleme.

Ai u shkarkua nga detyra e administratorit të deleguar pak minuta pasi Bajerni fitoi titull bashkë me Hasan Salihamixhiçin, që mbante postin e drejtorit sportiv. Në një postim në rrjetet sociale, Kan ka akuzuar presidencën e Bajern Munihut.

“E pabesueshme ajo që arritëm. Përgëzime dhe urime të gjithë djemve. U kisha thënë gjithnjë që të mos hiqnin dorë, që të jepnin gjithcka në fushën e lojës”, shkruan Kan.

 

“Jam krenar për ju dhe për këtë rezultat. Do të dëshiroja që të festoja me ju në fushën e lojës, por nuk munda, pasi nuk m’u lejua që të zbrisja aty. Mezi pres që të nisë sezoni i ri, por tani le të festojmë”, u shpreh Oliver Kan, që prej disa orësh nuk ishte më pjesë e Bajern Munihut.

LEXO EDHE:

Back to top button