Superylli i Barcelonës i ofrohet Arsenalit

Super talenti i Barcelonës, Ansu Fati, i është ofruar Arsenalit. “Daily Express” thotë se menaxheri i futbollistit, Horhe Mendes ka kontaktuar me “Topçinjtë” për t’i ofruar sulmuesin e ri.

Arsenali është i interesuar, megjithëse nuk kanë filluar bisedimet për një marrëveshje mes dy klubeve. Barça është e gatshme ta shesë Fatin pasi kërkon të plotësojë kërkesat financiare të La Liga-s.

Nga ana e tij, Ansu Fati është i hapur për një largim nga Blaugrana këtë verë.

LEXO EDHE:

Back to top button