Benitez zbulon se cila skuadër mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Trajneri spanjoll Rafa Benitez e njeh mjaft mirë kompeticionin e Ligës së Kampionëve, që dikur e ka fituar si trajneri i Liverpullit. Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, trajneri 62-vjeçar ka bërë parashikimin e tij për skuadrën që mund ta fitojë këtë turne, duke vënë në krye të listës ekipin e Napoli.

“Kur flasim për favoritët e Ligës së Kampionëve gjithnjë vendosim emrat e njëjtë si Real Madrid apo Mançester Siti. Por unë mendoj ndryshe. Këtë vit, këtë turne mund ta fitojë skuadra e Napolit, pasi i ka të gjitha “letrat” në rregull për ta fituar këtë turne, për të diktuar edhe në Europë, siç po bën në Itali”, tha Benitez.

 

“Unë kam besim te skuadra e Spaletti, pasi luajnë mirë dhe kanë një avantazh të madh në kampionat, çka do t’i lejojë të menaxhojë mirë forcat deri në fund të sezonit. Do të jenë më të qetë fizikisht e mendërisht në Ligën e Kampionëve, pasi në Serie A thuajse kanë fituar”, tha trajneri spanjoll.

 

“Mund të shkojnë shumë larg në Europë dhe sa më shumë ecin aq më shumë rriten si skuadër. E di mjaft mirë se çfarë do të thotë eufori në një qytet si Napoli, që e kam drejtuar vetë, pasi ata e mbështesin fort skuadrën. Ndaj, pse jo. Ky Napoli i këtij sezoni mund të fitojë Ligën e Kampionëve,” u shpreh Rafa Benitez.

LEXO EDHE:

Back to top button