Braziliani Nejmar do të mungojë në sfidën ndaj Marsejës

Nejmar u largua nga fusha e lojës i dëmtuar gjatë ndeshjes me Lille-n, duke vënë në alarm kampionët e Francës. Ekzaminimet e para të sulmuesit kanë treguar se lojtari ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë, një problematikë, e cila do të kërkojë disa ditë rikuperim, ndërsa jep shpresë për prezencën e Nejmarit në ndeshjen me Bajern Munihun.

Francezët u mundën në ndeshjen e parë në fazën e 1/8-tave me rezultatin minimal në shtëpi dhe synojnë që të bëjnë mrekullinë në transfertën gjermane të Munihut. Trajneri Kristof Galtier synon që të ketë të gjithë artilerinë e tij të rëndë për sfidën me kampionët e Gjermanisë, për të tentuar përmbysjen e madhe.

Nejrmar pritet që të mungojë në ndeshjen e radhës që do të ketë me Marsejën, kjo dhe si një masë për të mos rrezikuar ndeshjen e Ligës së kampioneve. Para se të mësohet përfundimisht nëse do të jetë gati për Bayern lojtari do t’i nënshtrohet dhe disa kontrolleve të tjera më të specializuara.

Këtë edicion, Nejmari ka shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet e dëshiron shumë që së bashku me Mbappe dhe Mesi-n të marrë trofeun e Ligës së Kampionëve, objektivin parësor që kanë në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button