All Quiet on the Western Front theu një rekord në BAFTA Awards

Ribërja gjermane e filmit klasik kundër luftës All Quiet on the Western Front fitoi mbrëmë çmimin e filmit më të mirë të Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve televizive (BAFTA) dhe filmi triumfoi në disa kategori të tjera kryesore.
Regjisori i filmit, Edward Berger, u shpërblye, si dhe u dhanë çmime për skenarin më të mirë të përshtatur, për filmin më të mirë nga një rajon joanglishtfolës, për tingullin dhe kompozimin muzikor më të mirë.
Me gjithsej shtatë çmime të fituara, filmi theu rekordin BAFTA për filmin në gjuhën jo-anglisht më të shpërblyer.