Benjamin Netanyahu bën vaksinën e Pfizer në transmetim “live”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u vaksinua për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga spitali Tel Hashomer në Tel Aviv.

“Unë besoj në këtë vaksinë. Ne mund të dalim nga pandemia së bashku. Është një ditë e rëndësishme për Izraelin. Të gjithë duhet të vaksinohen dhe ky që dhashë unë është një shembull personal,” tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit u vaksinua së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edlstein. 71 vjeçarit iu injektua vaksina e zhvilluar nga kompanitë BioNTech / Pfizer.

Udhëheqësi izraelit u përshkrua nga media lokale si “kreu i parë i qeverisë në botë” që u vaksinua. Në ditët e ardhshme, vendi do të nisë fushatën e vaksinimit masiv.

LEXO EDHE:

Back to top button