Benoa Per, ndalohet të merr pjesë në “Tokio 2020”

Federata e Tenisit të Francës, konfirmoi se tenisti në pozitën e 35 të listës “ATP”, Benoa Per, ka ndalesë që të merr pjesë në Lojrat Olimpike në Tokio. Sipas drejtuesve të Federatës franceze, Benoa Per, nuk do të jetë pjesë e delegacionit të Francës për turneun olimpik të tenisit, për shkak të sjelljes së pahijshme. Propozimi për një masë kaq drastike është dhënë nga drejtori teknik i Federatës së Tenisit të Francës, Nikolla Eskud në koordinim me trajnerin e kombëtarës së Tenisit të Francës, Sebastian Grozhan. Kujtojmë se Benoa Per u dënua në turnetë në Buenos Aires dhe Monte Karlo, për sjelljes jo sportive, ndërsa kohëve të fundit kritikoi ashpër situatën e tenisit me protokollet e “Covid 19” dhe faktin se ndeshjet zhvillohen ende pa spektatorë.

LEXO EDHE:

Back to top button