Bentakur, Totenhami gjen zëvëndësimin në Seria A

Totenhami është vënë në lëvizje për të përforcuar mesfushën, pasi Rodrigo Bentankur do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për nëntë muaj. Londinezët i kanë hedhur sytë sërish nga Italia dhe i piketuari është danezi Morten Hjulmand i Leçes.

Mesfushori 23-vjeçar u kërkua me ngulm në janar edhe nga Southampton, që ofroi 13 milionë euro. Klubi italian kërkon të paktën 20 milionë euro për transferimin e të riut.

ottenham nuk do të jetë i vetëm në garë për shërbimet e tij. Për Hjulmand ka interes edhe klube si Napoli, Roma në Itali dhe Borussia Dortmund në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button