Benzema kundër Ramosit, i jep epërsi Perezit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri më 2023. Rëndësia e francezit për skuadrën e tij ka vazhduar të rritet që nga largimi i Cristiano Ronaldos më 2018, duke shënuar 61 gola në La Liga në pak më shumë se dy sezone e gjysmë. Me skadimin e marrëveshjes së tij aktuale në 2022, klubi ka qenë i etur për të filluar negociatat e rinoivimit.

 

 

E përditshmja “Marca” konfirmon se bisedimet tashmë kanë filluar dhe se gjithçka është në rregull. Pavarësisht nga ndikimi në rritje i 33-vjeçarit, Real Madridi synon t’i qëndrojë besnik politikës së ofrimit të vetëm marrëveshjeve 1-vjeçare për lojtarët mbi moshën 30 vjeç.

Gatishmëria e francezit për rinovim, pa dyshim që do të vijë si lehtësim për presidentin Florentino Perez, duke pasur parasysh bisedimet e ngecura me Serhio Ramos. Kapiteni duket të jetë në prag të largimit nga Reali këtë verë, me raporte që sugjerojnë se tashmë i ka thënë “lamtumirë” klubit të bardhë, pasi ka refuzuar propozimin e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button