Berisha hynë në selinë e PD-së: Jemi rikthyer për të ri-sjellë vullnetin e shumicës së shqiptarëve

Ish-lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit ka shkuar në selinë e partisë për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. “Jemi rikthyer për të risjellë vullnetin e shumicës së shqiptarëve”, u shpreh Berisha në hyrje të selisë Demokratike. Ai deklaroi se deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”. Pas futjes në ambientet e shtëpisë së PD-së, nuk munguan as akuzat për Bashën. Berisha e akuzoi atë për “marrjen e karrigeve”. Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë si dhe sekretarëve. Po kështu, PD miratoi me të gjitha votat një Rezolutë të Këshillit Kombëtar, duke anuluar çdo vendim të dalë nga Kuvendi i mbledhur të shtunën nga ish-lideri i PD, Sali Berisha. Ndërsa të shtunën në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u shkarkua Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike. Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë të partisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish për të mbajtur referendum./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button