Berisha mbërrin në oborrin e selisë së PD: Përulem para 44 mijë demokratëve që votuan largimin e Lul Bravës
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në oborrin e selisë së PD.
Ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit kundër këtij akti madhor në historinë e pluralizmit. Mjafton t’ju rikujtoj paraqitjen me orë të tëra në studio televizive të pengmarrësit etj etj, por asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre.
Nuk ka forcë që pengon dot njerëzit e lirë në arritjen e objektivave të tyre për liri dhe dinjitet. Unë me këtë rast dua ti jap fjalën komisionit që menaxhoi, drejtoi referendumin dhe falenderoj përzemërsisht se është i njëjti komision që menaxhoi në mënyrë të përsosur Kuvendin historik të 11 dhjetorit dhe po me kaq përgjegjësi, me transparencë absolute menaxhoi, drejtoi referendumin e parë.








