Berisha me mesazh për Vuçiçin: Aventurier luftënxitës i Beogradit riktheu hijet e luftës
Dy orë përpara ”Foltores” në Shkodër Sali Berisha komentoi marrëveshjen e arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ndërsa i dërgoi një mesazh presidentit Vuçiç.
“Nje marreveshje për tu përshëndetur! Miq, dje në Bruksel u arrit marrëveshja për zgjidhjen e problemit të targave në vendkalimet kufitare dhe territoret përkatese midis Kosovës dhe Serbisë.
Në përputhje me marrëveshjen zbatohet nga palët parimi i reciprocitetit. Targat zyrtare mbulohen me një etiket të shtetit përkatës në pikat e hyrjes në territoret respektive.
Me këtë rast përshëndes firmosjen e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe ndërmjetesuesit e saj. Unë gjithashtu përshëndes dhe njëherë qëndrimin e drejt të autoriteteve të Kosovës dhe realizimin e reciprocitetit si zgjidhja e vetme dinjitoze e këtij problemi.
Miq, vendimi i drejt5 i qeverisë së Kosovës për rivendosjen në përputhje të plotë me marrëveshjen e Brukselit të disa viteve më parë nxori lakuriq para botës shëmtinë e karkaterit prej ultranacionialisti të verbër serb të Aleksandër Vuçiç dhe pasojat e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit të aleancës destabilizuese dhe luftënxitese trilaterale të Beogradit me argatët e tij të Tiranës dhe Shkupit.
Ishin pikërisht këta dy faktorë që inkurajuan presidentin e Serbomadhis5 ish Geobelsin e Millosheviçit njeriun që nuk njeh gjenocidin serial serb ndaj shqiptarëve dhe gjenocidin serb ndaj boshnjakëve ti bëjë karshillëk Natos.
Ky aventurier luftënxitës i Beogradit riktheu hijet e luftës, vringëllimin e arëmve dhe dislokoj forcat ushtarake në kufijtë e Kosovës duke dëshmuar se ai sot është pa aq i rrezikshëm për paqen në rajon sa ç’ishte padroni i tij Sllobodan Millosheviç në vitin 1990.
Me këtë rast duke dënuar ma ashpërsinë më të madhe qëndrimet konflikuale dhe luftënxitese të serbomadhit Vuçiç paraljamëroj atë të mos luaj me paqen në rajon, mos luaj me shqiptarët duke u mbështetur tek rusët dhe në marërveshjet e fshehta dhe të hapta me argatet e tij Zografi Bis-Zaev në Tiranë dhe Shkup, se do të duket lule fati i idhullit të tij Slobodan Millosheviç” shkruan Berisha.








