Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin poshtërues të pengut Lulzim Basha

Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në Facebook për vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Berisha ka publikuar një video ku dikush hedh në koshin e plehrave kartën e anëtarësisë së PD, ndërsa bashkëngjitur shkruan se nuk duhet të ketë asnjë largimin nga radhët e PD. Për Berishën, në koshin e plehrave duhet hedhur vendimi i pengut Basha, siç e quan ai.

“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, asnjë largim nga radhët e saj, por të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Sb”, mbyllet postimi i Berishës.

LEXO EDHE:

Back to top button