Bërnabiq: Prishtina e ka të hapur ftesën për t’iu bashkuar “Mini – Shengenit” ballkanik


Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, lidhur me informacionet se takimi në Uashington mund të rezultojë me bashkimin e Prishtinës në “Mini shengen”, deklaroi se ajo nuk e di nëse do të ndodhë një gjë e tillë por vlerësoi se do të ishte mirë për të gjithë qytetarët e rajonit të punojnë në projekte të përbashkëta.

Pas vizitës së lokalitetit arkeologjik Vinça së bashku me ambasadorin amerikan, Entoni Godfri, Bërnabiq deklaroi se Prishtina e ka të hapur ftesën që t’i bashkohet “Mini – shengenit” ballkanik.

“Ky do të ishte sinjal pozitiv për të menduar për punë thelbësore dhe të mos merremi vetëm me çështje politike ku vetëm një palë është e gatshme për kompromis ndërsa pala tjetër jo. Unë do të dëshiroja të gjejmë qëndrim të përbashkët për përmirësimin e cilësisë së jetesës”, tha Bërnabiq.

Ajo shtoi se Serbia pajtohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se fillimisht është e rëndësishme të bisedohet për çështje ekonomike dhe të përmirësohet standardi i qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button