Shkarkohet Bernard Shalland, nuk është më trajner i Kosovës

Tekniku 70-vjeçar zviceran është shkarkuar nga stoli i “dardanëve”, pasi situata është rënduar ndjeshëm, sidomos pas humbjes ndaj Gjeorgjisë mbrëmjen e djeshme.

Dështimi në Play Off-in e Europianit dhe më pas një edicion zhgënjyes eliminator në Kupën e Botës, ku momentalisht Kosova pozicionohet e fundit në grup, kanë thyer ndjeshëm raportet mes dardanëve dhe teknikut zviceran.

Prej kohës konferencat për shtyp të Shallandes janë një debat i hapur me gazetarët, qoftë për listën e të grumbulluarve, qoftë për paraqitjen e “Dardanëve”, ndërsa kulmi arriti një ditë para ndeshjes me Gjeorgjinë, ku edhe u largua nga salla e konferencës, , ndërsa sot lajmin e konfirmoi numri një i futbollit kosovar, Agim Ademi.

“Ne jemi mbledhur për trajnerin Shallandes, duke marrë parasysh objektivat tona, e falënderojmë për punën e bërë që kemi pasur sukses në Ligën e Kombeve, por tutje, nuk i kemi përmbush objektivat tona dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndërprejmë bashkëpunimin. Selektori Challandes nuk do jetë më trajner i ekipit tonë dhe ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin tutje. Ne po mendojmë për diçka më tutjeshme, e falënderojmë Challandes për të gjitha”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button