Petkoviq i mllefosur: Psikopati Albin Kurti urdhëroi sulmin në veri

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, vlerësoi se aksioni i mëngjesit të sotëm i Policisë së Kosovës ishte një tjetër provokim  i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para zgjedhjeve lokale.

Petkoviç ka thënë se kanë mbetur dhjetëra të plagosur ndër ta njëri në gjendje të rëndë.

“Këtë mëngjes në orën 9, me urdhër të psikopatit Albin Kurti, oficerët e policisë me anëtarët e ROSU sulmuan veriun e Kosovës.”

“Ne kemi dhjetëra të plagosur. Në mesin e dhjetëra të plagosurve, Srecko Sofronijevic, një njeri i cili aktualisht po lufton për jetën, u qëllua fort. Egërsia e Kurtit çoi në këtë, duke shkaktuar kaos në veri të Kosovës dhe Metohisë. Serbët arritën të përzënë Njësinë Speciale “ROSA”, “tha Petkoviq.

Ndër të tjera, ai shtoi se e ka informuar të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:

Back to top button