Bernard Shalland: Suedia, kundështarë tejet i fortë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të zhvillojë përballjen e 6-të në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, kur sonte në orën 18.00, takohet me Suedinë në stadiumin “Friends Arena” në qytetin e Solna-s.

Të përzgjedhurit e Bernard Shalland, janë dakord se Suedia është favorit në këtë përballje, por ata do të japin maksimumin për të dëshmuar edhe njëherë kualietin që posedojnë.

Trajneri Shaland, beson se Sudia ka dëshmuar kualitetin e vet duke mundur Italinë dhe Spanjën në terrenin vendas.

Bernard Shalland, trajner i Kosovës

“Është e qartë që Suedia është një kundërshtarë shumë i fortë dhe këtë e ka konfirmuar për një kohë të gjatë ndër vite. Kemi pasur parasysh fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ kur Suedia ka arritur të eliminojë një kundërshtarë të fortë siç është Italia. Pastaj paraqitjen e tyre shumë të fortë qe e kanë pasur në Kampionatin e fundit Evropian, dhe për kohë shumë të gjatë kanë treguar ndeshje të nivelit shumë të lartë, prandaj presim që të kemi një kundërshtar vërtet shumë të fortë…”

Ndërkohë portieri Arijanet Muriçi, përpos që tregon respekt për Suedinë, kërkon nga kolegët e tij që të japin maksimumin për të marë rezultatin pozitiv.

Arijanet Muriqi, portier I Kosovës

“E thash edhe më herët që është një lojë që mezi presim ta luajmë, është një lojë që do të jetë shumë e fortë. Kurse sa i përket Suedisë me apo pa Ibrahimovicin Suedia mbetet skuadër shumë e fortë. Megjithatë ne duhet të shohim mënyrën e lojës, dhe ne do të qasemi ashtu siç luajmë zakonisht. Do të bëjmë lojën tonë dhe në atë formë të provojmë të marrim maksimumin ndaj një kundërshtari të fortë siç është Suedia.

Ndërkohë në përballjet tjetër të grupit të njëjtë, Gjeorgjia do të sfidojë Greqinë.

LEXO EDHE:

Back to top button