Shqipëria synon fitore ndaj Hungarisë në Budapestë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll kërkon fitore në përballjen e dytë me Hungarinë, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”. Kapiteni dhe portieri Etrit Berisha beson se “kuqezinjët” duhet të vazhdojë të luajnë me të njëjtin tempo ndaj Hungarisë, si edhe në takimin e parë të fituar me 1-0.

Etrit Berisha, portier i Shqipërisë

“Ne kemi rezultatin pra nga ndeshja e parë dhe duhet të fillojmë nga ajo ndeshje ku mendoj që e kemi bërë një ndeshje shumë të mirë sa i përket aspektit defensiv, dhe po ashtu në ofensiv kemi bërë shumë raste, dhe shpresoj që të vazhdojmë me atë ritëm dhe ta fitojmë ndeshjen.

 

Ndërkohë trajneri Edi Reja, beson se përballja me Hungarinë është sfidë më e rëndësihme e eliminatoreve dhe se shpreson se me paraqitje të mirë të arkëtojnë pikë maksimale, me të cilat, Shqipëria do të mbetet në garë për vendin e dytë në Grupin “I”.

 

Edi Reja, trajneri i Shqipërisë

“Unë e them pa menduar fare që sigurisht ndeshja me Hungarinë është më e rëndësishme. Ne mendojmë vetëm për atë ndërsa për Poloninë do të mendojmë më vonë. Është një ndeshje vendimtare për ne dhe unë uroj shumë që të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të marrim rezultat pozitiv.

 

Sfida Hungari-Shqipëri, do të zhvillohet në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapestë, me fillim në orën 20.45

LEXO EDHE:

Back to top button