Franca e goditur nga “Covid 19” para sfidës me Spanjën

Kombëtarja e Francës takohet me Spanjën në finale të Ligës së Kombeve, mirëpo ‘gjelat’, në këtë ndeshje nuk mund të llogarisin në shërbimet e Adrien Rabiot që ka rezultuar pozitiv në analizat për “COVID-19”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kombëtarja e Francës që përmes një njoftimi ka bërë të ditur për infektimin e Rabiot me “COVID-19”.

“Adrien Rabiot nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kombeve, të dielën në 20:45 pasdite, kundër Spanjës. Mesfushori i Juventusit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sapo u njohën rezultatet, Adrien Rabiot u vendos në izolim. Ai nuk do të grumbullohet në Milano me shokët e tij të skuadrë. Adrien Rabiot nuk mund të zëvendësohet me ndonjë futbollistë tjetër në listë për arsye rregullatore”, shkroi kombëtarja e Francës në komunikatë.

LEXO EDHE:

Back to top button