Berni Eklestoun shpalos “sekretin” e angazhimit të Luis Hamiltonit

Bernie Eklestoun, ish-pronari i Formula 1, në një dokumnetar për karrierën e tij në këtë sport, ka rrëfyer një prapaskenë në lidhje me ardhjen e Luis Hamiltonit në garat e automobilizmit. Ai sqaron se ka ndërhyrë personalisht që piloti britanik të vije në Formula 1 dhe nuk gaboi me intuitën e tij.

“Ndërhyra personalisht që ky transferim të kishte një fund të lumtur. Niki Lauda e kuptoi se Luisi ishte një pilot me shumë vlera dhe arriti të gjejë një mënyrë për ta bindur për të pilotuar makinën Mercedes. Problem ishte pagesa e pilotit”, kujton Eklestoun.

 

“Nëse Mercedes nuk do ta paguante aq sa piloti dëshironte, atëherë ai nuk do të vinte te Mercedes, ndaj vendosa që ta paguaja unë shumën e mbetur, diferencën. Gjithsesi, në fund Mercedes e pagoi të gjithë rrogën dhe sot kemi një pilot 7 herë kampion bote”, tha Berni Eklestoun.

LEXO EDHE:

Back to top button