Futbollisti profesionist dhe partnerja e tij kapen me 100 kg kokainë!

Mesfushori  Jean-Emanuel Nedra është arrestuar në Paris, sipas raportimeve të “Le Parisien”. Futbollistit i janë gjetur plot 100 kg kokainë në aeroportin “Charles de Gaulle”.

Nedra ndodhet në paraburgim duke pritur gjykimin, ndërkohë që gruaja e tij, e cila gjithashtu përfundoi në komisariat, u la e lirë, por nën ‘mbikëqyrjen gjyqësore’.

Jean-Emanuel Nedra është 29 vjeç dhe luan me Aiglon Lamentin, teksa është edhe pjesë e skuadrës kombëtare të Martinikuas. Ishulli me rreth 375 mijë banorë në Detin Lindor të Karaibeve, është pjesë integrale e Republikës së Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button