Bernie Sanders “kukull” në ankand

Imazhi nga inagurimi i Presidentit Joe Biden i senatorit Bernie Sanders ulur me këmbët e kryqëzuara të veshura me doreza kafe dhe të bardha beri bujë në internet. Tani një ofrues ka krijuar një kukull me grep si në meme për inagurimin, raporton CNN.

Kukulla unike është në ankand në eBay me shitësen Tobey King, duke premtuar 100% të fitimeve për bamirësi.

“Unë isha duke biseduar me një mik tjetër artizanal i cili më tha se Bernie sapo kishte shitur disa xhupa dhe i dhuroi të gjitha të ardhurat për vaktet te “Wheels Vermont” dhe e dija se kjo ishte ajo që do të bëja me kukullën që krijova,” tha King.

“Me vëmendjen që po merr unë shpresoj se do të fitoj një donacion të mirë për vaktet në “Wheels Vermont.”

Oferta fillestare për kukullën e punuar me dorë të shtunën ishte vetëm 99 cent, por deri të hënën artikulli kishte më shumë se 149 oferta mbi 15 mijë dollarë . Ankandi përfundon të martën pasdite.

“Senatori Sanders ka qenë prej kohësh një nga avokatët më të mëdhenj të “Wheel Vermont” dhe është e pabesueshme të shohësh se si momenti i tij i papritur në inagurim po frymëzon të tjerët të bashkohen me luftën për të adresuar urinë dhe izolimin e të moshuarve po ashtu,” tha Jenny Young, nënpresident i komunikimeve në Wheel Vermont.

Javën e kaluar dyqani i fushatës Sanders filloi të shesë bluza me fotografi që frymëzuan memet e panumërta dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ushqim në programet Ëheels America.

“Mes pandemisë kërkesa për ushqime në Wheels është rritur shumë ,” tha Young në një deklaratë.“Ndërgjegjësimi për kauzën tonë është i nevojshëm tani më shumë se kurrë, dhe në emër të të gjithë rrjeti mbarëkombëtar, ne e vlerësojmë shumë mbështetjen.”King, e cila krijoi kukullën Bernie me grep tha se iu deshën 7 orë për ta realizuar.

“Unë thjesht e pëlqej dhe e mbështes Bernie,” tha King. “ Unë mendoj se ai është i shkëlqyeshëm.”

Ndërsa kukulla Sanders po shitet për bamirësi, King po shet gjithashtu modelin me grep në dyqanin e saj në mënyrë që çdokush të mund të blerë kukullën.

“Vëmendja që ka marrë kukulla ime Bernie dhe unë është e pabesueshme,” tha ajo. “Jam tepër mirënjohëse.”

LEXO EDHE:

Back to top button