Derbi i madh në Kupën e Italisë, Inter – Milano

Kupa e Italisë do të sjell një ndër sfidat më nxitëse të çerekfinales, kur takohen Interi dhe Milani. Në raundin e dytë, të dyja skuadrat u munduan shumë që të kualifikoheshin për në çerekfinale. Milani kaloi Torinon pas lotarisë së penalltive, Inter mundi Fiorentinën me një goditje nga Lukaku, në fund të kohës shtesë. Fituesi i derbit do të përballet me Juventusin ose SPAL në gjysmëfinale.

Lukaku është një nga titullarët e paluajtshëm të Konte, i cili nuk do të heqë dorë nga ai, por nga Lautaro, që pritet të zëvendësohet nga Sançez në këtë rast. Periudhë pushimi për Hakimi dhe Jang; shans për Darmian dhe Perishiq në krahë. Linja e mesfushës konfirmohet: Barella dhe Vidal në anët e Brozoviqit. E vetmja risi në mbrojtje mund të përfaqësohej nga “promovimi” i Kolarov në vend të Bastoni, shoqëruar nga Shkriniar dhe De Vrij para portës së kapitenit Handanovic.

 

Kundërpërgjigja e Piolit i është besuar Ibrahimovic, pika e referimit të sulmit. Pas tij treshja e përbërë nga Saelemaekers, Brahim Diaz dhe Leao. Manxhukic nuk është në gjendjen e tij më të mirë, ashtu si dhe Tonali. Së bashku me Kesié do të jetë Meité, në ndeshjen e dytë radhazi startuese, pas eksperimentit të shtunën pasdite. Dalot dhe Hernandez mbrojtës anësorë, Kjaer dhe Romagnoli në qendër. Midis shtyllave Tatarusanu, zëvendësuesi i Xhanluixhi Donarumma, që është pezulluar, pasi mori karton të kuq në stol, në raundin e mëparshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button