Bërns: Presim hapjen e bisedimeve me BE-në

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Mary Byrnes në një intervistë dhënë shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, thekson se vendi ka dëshmuar se është i përgatitur për konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, që Shtetet e Bashkuara ende shpresojnë se do të mbahet sa më shpejt. Bërns flet për dëshpërimin pas vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në Këshillin Evropian. Ajo thotë se vetoja paraqet rrezik jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për BE-në, si dhe për çështjet që ndërlidhen me procesin e zgjerimit në tërësi.

- Advertisment -

E pyetur nëse pritet që administrata e re e Presidentit Joe Biden do të ushtrojë më tepër trysni ndaj Bullgarisë për ta tërhequr veton, Ambasadorja Bërns përgjigjet se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në këtë rajon për dekada të tëra, dhe se në disa vitet e fundit janë përfshirë në mënyrë intensive në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO, në mbështetje të synimeve të saj për t’iu bashkuar BE-së, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal.

“Ky është thelbi i politikës sonë këtu dhe ka ende shumë punë për t’u bërë në aspektin e axhendës së reformave, si dhe për t’u siguruar që procesi i integrimit në BE po shkon përpara. Është me rëndësi që bisedimet dypalëshe të vazhdojnë në ndonjë formë dhe mendoj se këtë e kanë parasysh të dyja palët. Shpresoj se ato bisedime do të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe në interes të dy shteteve. Përveç kësaj, është me rëndësi që terreni të mbahet i përgatitur dhe të zhvillohen bisedimet për procesin integrues në BE. Jemi të inkurajuar që Portugalia ka theksuar se zgjerimi i BE-së në tërësi do të jetë përparësi edhe gjatë kryesimit të saj”, tha Bërns.

LEXO EDHE:

Back to top button