Besimi thotë se me Odat ekonomike po diskutohet për taksë të re

Besimi thotë se me Odat ekonomike po diskutohet për taksë të re

Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se me Odat ekonomike po diskutohet për taksë të re, të jashtëzakonshme mbi fitimin shtesë, sipas shembullit të vendeve evropiane. Në intervistë për Evropën e Lirë besimi thotë se ato kompani që kanë mbi 10 milionë euro të hyra vjetore, që janë 20 për qind më shumë se mesatarja e katër viteve, duhet të tatohen në të hyrat e tyre shtesë

“Baza tatimore propozohet të rritet në dy baza: njëra bazë është reduktimi i ekonomisë gri, për të cilën kemi strategji të veçantë për ekonominë gri dhe aspekti i dytë është duke ulur të ashtuquajturat kosto tatimore ose duke rishikuar listën e përjashtimeve nga taksat. Pas debatit u rishikuan disa masa dhe efekti fiskal i kësaj pakoje, e cila është për votim në Kuvend, e që është diku rreth 76 milionë euro”, tha Ministri i Financave Fatmir Besimi.

LEXO EDHE:

Back to top button