Besimtarët myslimanë në Shqipëri e Kosovë kremtojnë Kurban Bajramin
Besimtarët myslimanë në Shqipëri e Kosovë kremtojnë Kurban Bajramin
Në Shqipëri falja e Bajramit u bë në sheshet qendrore dhe xhamitë në të gjithë vendit. Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka bërë një apel për rininë shqiptare. Ai i ka kërkuar të rinjve shqiptarë mos të largohen nga Shqipëria dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre, ndërsa i ka këshilluar të qëndrojnë larg tundimeve të kota. “Edukoni fëmijët me moral të pastër. Investoni që të pajisën me dije. Ktheni vëmendjen nga prindërit , të sëmurët të varfrit. Kam një apel për rininë që është shumë e rëndësishme në jetë e kësaj bote”, ka theksuar Spahiu.
Ndërkohë mmanifestimi qendror në Kosovë është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë bënë bashkë të gjithë.








